Maqedoni

Parashikimi i motit

12.03.2025 08:59

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme...

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me erë mesatare deri të fortë jugore. Pasdite, e sidomos gjatë natës, do të ketë reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë të rrëmbyeshëm (mbi 15 l/m2) në formë shtrëngate, të shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta (mbi 60 km/h).
 
Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë mesatare deri të fortë jugore. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Në pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta.