Maqedoni
Penalja: Paraburgim për Ratko Kapushevski, Asmir Jahovski në arrest shtëpiak
12.03.2025 09:06
Tridhjetë ditë paraburgim për Ratko Kapushevskin dhe dy të dyshuarit tjerë...

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ka vendosur për masat ndaj të dyshuarve në rastin e blerjeve të dyshimta të mazutit. Ratko Kapushevskit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa Asmir Jahoskit, pronarit të “Pucko Petrol”, arrest shtëpiak.
Edhe pse Jahoski do të vazhdojë të vuajë masën – arrest shtëpiak, në paraburgim do të vazhdojë të qëndrojë menaxheri i pompës së benzinës “Pucko Petroll”, Erxhan Sulkoski.
Për rastin në fjalë, që lidhet me skandal të mazutit, Prokuroria ka njoftuar se është ngritur aktakuzë dhe se penalisht do të përndiqen 13 persona dhe një kompani.
