Maqedoni

VLEN: BDI ka mbajtur peng drejtësinë

12.03.2025 11:29

Koalicioni VLEN thotë se “anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilët BDI po i mbron me mish e me shpirt me interpelancën e votuar...

Koalicioni VLEN thotë se “anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilët BDI po i mbron me mish e me shpirt me interpelancën e votuar, e mbajtën peng drejtësinë.Këshilli Gjyqësor dhe i gjithë ai grup, që është ende në pozicionet e tij, e kanë shkatërruar besimin në drejtësi, duke e ulur atë në vetëm 2%!
 
“Selim Ademi, i përfshirë në skandale si “Target-Fortesa,” ndërsa miku i tij Enver Bexheti shpëtoi Sasho Mijallkovin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve, bashkë me Artan Grubin, e sot Mijallkovi shëtit me Ferrari në Monte Karlo, ndërsa shqiptarët presin drejtësi. Ndërkohë, MPB ka zbuluar se klani i Ali Ahmetit, në ortakllëk me njerëzit e Gruevskit dhe Mijallkovit, ka pompuar 10 miliardë denarë përmes mafias së naftës. Mazut dhe vaj toksik që ata fusnin në treg duke helmuar qytetarët, ndërsa paratë e pista i ndanë mes tyre! Dhe tani, kur fundi po u vjen, shpikin kërcënime për krizë politike dhe bojkot! Por kush qëndron pas këtij plani? Gruevski dhe Mijalkov , aleatët e vjetër të BDI-së? E gjithë kjo piskamë për “deshqiptarizim” është thjesht një perde tymi për të shpëtuar kokën nga drejtësia që po troket!”, thonë nga VLEN.