Botë
Kos viziton të enjten Shqipërinë
12.03.2025 11:52
Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos do të ndalet për një vizitë dyditore në Shqipëri, duke nisur nga e enjtja....

Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos do të ndalet për një vizitë dyditore në Shqipëri, duke nisur nga e enjtja. Fillimisht ajo do të ndalet në Presidencë, ku do të zhvillojë një takim me Kreun e Shtetit Bajram Begaj dhe po në të njëjtën ditë do të ketë një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.
Pas një konference me temë zgjerimin e Bashkimit Europian që do të zhvillohet në Kolegjin e Europës, Marta Kos do të takojë kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe nënkryetarin e Kuvendit Agron Gjekmarkaj, së bashku me kryetaren e Këshillit të Integrimit Jorida Tabaku si dhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Marta Kos në konferencën e Mynihut që u zhvillua në 16 shkurt të këtij viti, deklaroi se Shqipëria i ka të gjithë kapacitetet që të përmbyllë procesin e shqyrtimit të grupkapitujve të integrimit deri në vitin 2027.
