Botë
Zelenski: Ukraina është gati për paqe, Rusia duhet të tregojë gatishmërinë e saj
12.03.2025 12:12
Ukraina është gati për paqe”, kështu ka deklaruar presidenti Volodimir Zelenski..

Ukraina është gati për paqe”, kështu ka deklaruar presidenti Volodimir Zelenski, në përfundim të bisedimeve mes zyrtarëve të SHBA dhe ukrainas në Arabinë Sauditë. Ai ka nënvizuar se Rusia “duhet të tregojë nëse është gati të ndalojë luftën apo do ta vazhdojë atë. ZelenskI ka falënderuar ekipin amerikan për bisedimet e suksesshme, ndërsa thotë se propozimi 30-ditor i armëpushimit mbulon vijën e frontit, jo vetëm ajrin dhe detin.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se Ukraina ka thënë se “topi është tani në fushën e Rusisë”. Marrëveshja për mineralet është diskutuar për javë të tëra dhe u harrua pas takimit të ashpër që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt.
Të dyja palët theksuan gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të ndihmës humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçanërisht gjatë armëpushimit, duke përfshirë shkëmbimin e robërve të luftës, lirimin e të burgosurve civilë dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të transferuar me forcë. Të dyja palët ranë dakord të emëronin ekipet e tyre negociuese dhe të fillonin menjëherë negociatat e paqes.
