Maqedoni
Plenumi vazhdon protestat, padi ndaj atyre që u bëjnë presion nxënësve
08.05.2015 18:24
Nxënësit e shkollave të mesme vazhdojnë me protestat. Një pjesë prej tyre deri të martën do të kthehen në bankat shkollore, që të munden ligjërisht të vazhdojnë bojkotin...

Ata paralajmëruan edhe padi ndaj personave që u janë kërcënuar, duke thënë se kanë përkrahje edhe nga Komiteti i Helsinkit. Në mënyrë simbolike ata i kthyen shpinën MASh-it, sepse kompetentët nuk po i dëgjojnë kërkesat e tyre.
“Padi do të dorëzojmë ndaj personave që na kanë bërë presione dhe na kanë kërcënuar. Juridikisht do të zhvillojmë betejën ndaj MASh-it .Edhe më tej mbetemi në tenda, bojkoti vazhdon. Do ta ndërpresim bojkotin deri të martën dhe më pas e vazhdojmë dhe kjo bëhet për shkak të dënimeve absurde”- deklaroi Aleksandar Milevski nga Plenumi i Nxënësve.
“Unë shpresoj se do të ketë negociata, nuk mund të them me siguri se a do të ketë. Unë si prind jam këtu që t’i përkrah”- u shpreh një prind.
Nga Plenumi i Nxënësve paralajmëruan që do të qëndrojnë në tenda edhe gjatë fundjavës.
FLUTURA LATIFI
