Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve ende nuk ka prononcim të Kryeprokurorit
12.03.2025 13:49
Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve deri në këto momente ende nuk kanë pranuar zyrtarisht prononcimin e Kryeprokurorit...

Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve deri në këto momente ende nuk kanë pranuar zyrtarisht prononcimin e Kryeprokurorit Ljupço Kocevskit lidhur me iniciativën e qeverisë për ta shkarkuar atë.
“Deri tek Këshilli Prokurorëve ende nuk ka arritur prononcimi i kryeprokurorit sa i përket propozimit i cilit i është dërguar atij. 15 ditë është afati ligjor i Këshillit të Prokurorëve për t’u prononcuar rreth iniciativës për shkarkimin e tij. Pra menjëherë sa po do të pranojmë përgjigjen e kryeprokurorit ne do të shqyrtojmë dhe do të marrim vendim dhe më pas do t’ia dorëzojmë qeverisë.”, kryetarja e Këshillit të Prokurorëve, Dushica Dimitrievska.
Dimitrievska: Shpejtë do t’i plotësojmë vendet e lira
Në ndërkohë 28 prokurorët të sapo zgjedhur publik nga gjenerata e 8 - të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve publik zyrtarisht nënshkruan deklaratat e tyre solemne para Këshillit të Prokurorëve. Kryetarja e këtij Këshilli Dushica Dimitrievska tha se pas kësaj, menjëherë do të shpallet konkurs i ri, për t’i plotësuar vendet e zbrazura në tetë prokuroritë e tjera të cilët nuk u plotësuan në shpalljen e parë. Pa asnjë prokurorë publik rezulton të jetë prokuroria e Kriva Pallankës dhe të Resnjës, tha Dimitrievska.
“Nuk janë plotësuar vendet në 8 prokurori të tjera për shkak se në disa vende nuk u paraqit asnjë kandidatë i interesuar për të konkurruar, ndërsa në disa vende të tjera, kandidatët e paraqitur nuk fituan votat e nevojshme. Kështu që ne do të vazhdojmë me procedurën dhe gjatë ditës së sotme do të shpallim thirrje për t’i plotësuar vendet e zbrazura të prokurorëve në këto prokurori.”, tha Dimitrievska.
Pavarësisht nëse mendimi i Këshillit të Prokurorëve do të jetë pozitiv apo negative, sipas ligjit, nisma e ekzekutivit për shkarkimin e tij do të gjendet para deputetëve të Kuvendit, të cilët do të duhet të sigurojnë së paku 61 vota “për” nëse dëshirojnë të shkarkojnë atë. Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë në propozim mendimin e tyre për shkarkim, kanë thënë se Kocevskit ka vepruar në kundërshtim të dispozitiva ligjore, respektivisht ka punuar në mënyrë të njëanshme, ka zbuluar informacione nga procedurat gjyqësore dhe me këtë i ka penguar prokuroritë. Të gjitha këto pretendime i ka hedhur poshtë Kocevski.
REXHEP QAMILI
