Maqedoni

Bilalli: Qytetarët të shlyjnë faturat

12.03.2025 14:57

E gjithë Maqedonia e veriut ka problem me menaxhimin e mbeturinave tha sot kreu i Tetovës Bilall Kasami.

Jo vetëm Tetova por edhe Pollogu dhe e gjithë Maqedonia e veriut ka problem me menaxhimin e mbeturinave tha sot kreu i Tetovës Bilall Kasami. Sipas Kasamit, Tetova ka ofruar zgjedhje përmes kompanisë “Saubermacher”. Kasami më tej shtoi se qytetarët duhet të paguajnë faturat pasi sipas Kasamit nuk ka shërbime pa kosto.
 
“Sigurisht se ky problem i kahëmotshëm nuk  mund të zgjidhet brenda natës, dhe për këtë duhet partner të fuqishëm. Një pjesë e qytetarëve ankohen për pagesën e faturave të cilën edhe pse e dinë se duhet paguajnë për çdo shërbim e obligim që e marrin, ata për shkak të përvojës në të kaluarën nuk kanë paguar faturat dhe mendojnë se edhe më tutje mund të ndodhë një gjë e tillë, dhe besoj se edhe kjo pjesa tjetër e qytetarëve duhet paguajnë pasi nuk ka shërbim që nuk e ka koston e vetë. Tani më nuk jemi në fazën e ankesave por në fazën e zgjedhjes së problemit. Ne si komunë kemi ofruar zgjedhje të problemit, tani më edhe qytetarët dalë nga dalë një pjesë e vogël e atyre që kanë mbetur duhet të binden se duhet paguajnë faturat.”, u shpreh kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Për ankesat e qytetarëve të cilët dërgohen në përmbarues pa vërejte paraprake nga Saubermacher thonë se numri i tyre është i vogël, por kjo ka ndodhur pasi nuk kanë pasur adresa te sakta të qytetarëve.
 
“Numri i vërejtjeve që ua dërgojmë amvisërive për të paguar është shumë i vogël, nga 20 mijë amvisëri që i kemi që ua dërgojmë faturat përqindja që marrin vërejtje vërtet është shumë e vogël. Në qoftë se ne ofrojmë shërbime të mira dhe jam i sigurt që edhe norma e arkëtimit të faturave do të rritet. Në fillim kurrë kemi ardhur këtu përqindja e pagesës ishte rreth 25%. Në fillim ishte problem se nuk kishim adresa të sakta, dhe për këtë arsye ne i dërgonim në Noter, dhe kjo tani gjithnjë e më tepër po përmisohet kjo gjë dhe po i fitojmë adresat e qytetarëve.”, tha Hans Roth nga Saubermacher.
 
Këto komente u bënë gjatë Forumit Austriak- Maqedonas për Mjedis Jetësor në Tetovë, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i ambientit Izet Mexhiti.
 
VISAR SADIKI