Dita Botërore e veshkave, 160 pacientë presin transplantë të veshkës
12.03.2025 15:14
Më shumë se 1600 pacientë janë në dializë...

Më shumë se 1600 pacientë janë në dializë, dhe prej tyre mbi 160 presin transplantin e veshkës nga një donator i vdekur. Nga Shoqata e sëmundjeve të veshkave “Nefron” thotë se këtë vit janë miratuar vetëm 5 transplante dhe kërkojnë që të kryhen aq sa ka donatorë.
Ata thonë se kjo do të përmirësojë jetën e pacientëve dhe do të kursejë para në buxhetin e kujdesit shëndetësor.
"Aktualisht kemi mbi 160 pacientë që presin në listën për transplantim të veshkës nga person i vdekur, lista vazhdimisht po azhurnohet. Në monitorimin e tyre nuk janë të përfshirë vetëm mjekët tanë, por edhe mjekët që punojnë në qendrat e hemodializës. Në listë janë edhe pacientët para fazës së dijalizës" - tha Galina Severova nga Klinika e Nefrologjisë.
"Flasim për transplantime për numër të rritur të transplantimeve kadaverike, ndërsa institucionet kompetente këtë vit në program kanë të paraparë vetëm 5 transplantime kadaverike" - deklaroi Dushko Gjorgiev nga Shoqata "Nefron".
"Do të bëjmë përpjekje që të përkrahim Klinikën që të bëjnë transplantime aq sa ka nevojë. Fondi do të finansojë nëse ka mundësi sepse jemi të vetëdijshëm se për këta pacintët është ndryshim i madh në jetën e tyre." - u shpreh Sasho Klekovski nga FSSH.
Nga shoqata “Nefron” kërkojnë që në listën pozitive të vendosen ilaçe për pacientët që janë në dijalizë dhe për pacientët me transplante.
Mjekët thonë se nëse sëmundja zbulohet në kohë mund të parandalohet. Arsyet më të shpeshta për paraqitjen e problemeve të veshkave janë tensioni I lartë I gjakut dhe diabeti. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)
