Maqedoni

Aksioni ‘Mazuti Helmues’, Mickoski: Drejtësi të barabartë për të gjithë

12.03.2025 15:46

Masat e shqiptuara gjyqësore për aksionin policor Mazuti Helmues janë pasuar me reagime politike....

Masat e shqiptuara gjyqësore për aksionin policor Mazuti Helmues janë pasuar me reagime politike. VMRO – DPMNE me kritika ndaj gjyqësorit se ka marrë vendim për ta lënë në shtëpi Asmir Jahoskin njërin nga 13 të dyshuarit për furnizime me derivate të dyshimta, njëherësh djali i deputetit të BDI-së Ismail Jahoski. Madje kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se personat e dyshuar janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duke rrezikuar jetët e qytetarëve. Andaj sipas Mickoskit ndaj tyre duhet të aplikohet drejtësia.
 
“Besimi në gjyqësor është I tillë sikurse është tani. Këtu nuk di çfar të shtoj. Por gjithsecili që ka gabuar para ligjit do të japë llogari, pa marrë parasysh se për këtë bëhet fjalë. Duhet një herë e përgjithmonë të sundoj drejtësia, shteti ligjor dhe kjo të jetë e barabartë për të gjithë, e jo për dikë nënë e të tjerët njerkë.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski
 
LSDM dyshon se VMRO ndikoi gjykatën
 
LSDM në opozitë hedh dyshime se VMRO-DPMNE ka kërkuar burgun shtëpiak për Asmir Pucko Petroll.
 
“DPMNE të përgjigjet se kush nga pallati I bardhë u lajmërua që të ketë burg shtëpiak për Asmir Pucko Petroll? Përse gjykatat kompetente deri më tani nuk ndryshuan këtë vendim, ose ndoshta VMRO është mbi ligjet dhe gjykatat.”, thonë nga LSDM.
 
Gjykata Penale arsyeton vendimin për Jahoskit
 
Për masat e shqiptuara të gjykatës penale është shprehur prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo instancë gjyqësore njofton se për Asmir Jahoskin ka kërkuar masë paraburgimi por kjo nuk është pranuar nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit me arsyetimin se personi nuk paraqet rrezik për tu arratisur.
 
“Gjykatësi gjatë marrjes së vendimit ka pasur parasysh rrethanat subjektive të të dyshuarit, i cili është kujdestar i katër fëmijëve të tij, prej të cilëve tre janë të mitur, ka formuar lidhje të fuqishme me shtetin dhe ndërmarrjen e vet me më shumë të punësuar si dhe shëndeti i tij  është i rënduar me çrast ka dorëzuar dokumentacion.”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. 
 
Në aksionin policor për furnizimet e dyshimta të mazutit në TEC Negotinë, policia privoi nga liria 11 persona nga gjithsej 13 persona të dyshuar fizik dhe një juridik. Gjykata mori vendim për paraburgimin tridhjetditor të tre personave, një person u la në burg shtëpiak, ndërkaq shtatë të tjerëve I’u shqiptua masa e kujdesit.
 
MERALE ISMAILI