Interpelanca, Mickovski: Pres përgjegjësi morale

12.03.2025 15:58

Pas interpelancës së djeshmë ndaj pesë anëtarëve...

Pas interpelancës së djeshmë ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të votuar nga shumica parlamentare, kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi se më e pakta që pret në këtë rast është përgjegjësia morale e anëtarëve që iu votua mosbesimi, për t’i liruar pozitat që sipas tij, i kanë kapur ndër vite. 

Sa i përket paralajmërimeve të BDI-së se do të ngrisin interpelancë për gjykatësit kushtetues, Mickoski  pret që kërcënimet nga BDI të vazhdojnë edhe më tutje, pasi që sipas tij, e vetmja gjë që i brengosë janë pasuritë e fituara në mënyrë kriminele dhe asgjë tjetër.

"Në mënyrë të qartë u shprehën deputetët ,se ata e kanë humbur kredibilitetin dhe nuk duhet të janë në pozitat aktuale. Ata këtë e dëshmuan me zgjedhjen e gjykatësit suprem partiak që vjen nga BDI dhe është ushtrues detyre. E dini se si është votuar, nuk ka nevojë që unë shpjegoj. Mburoja e fundit që është në mbrojtje të qeverisë paraprake të koalicionit LSDM -BDI, janë disa prokurorë dhe gjykatës”. - tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
 
Për zv.Ministrin e Drejtësisë Alen Dereban, Interpelanca është tregues se anëtarët e këshillit kanë kontibuar për besim të ulët në gjyqësor.

"Këshilli Gjyqësor duhet të shyrtojë këtë interpelancë, të caktojë seancë të jashtëzakonshme urgjente dhe të diskutojë çështjen. Prej tyre pres dorëheqje të parevokueshme." - deklaroi Alen Dereban, ZV.Ministër i Drejtësisë. 
 
VLEN: BDI po i mbron anëtarët e Këshillit Gjyqësor 
 
Nga koalicioni VLEN, akuzojnë se BDI me mosvotimin e interpelancës dëshmoi se po i mbron anëtarët e Këshillit Gyqësor që kanë lënë dëme të pashlyeshme në gjyqësor, për të cilat shqiptarët po i vuajnë pasojat. Përshkak se BDI-së po i vjen fundi dhe po i zbulohen krimet e bëra, ata kërcënohen me krizë politike, vlersojnë nga VLEN.
 
"Këshilli Gjyqësor dhe i gjithë ai grup, që është ende në pozicionet e tij, e kanë shkatërruar besimin në drejtësi, duke e ulur atë në vetëm 2%! Selim Ademi, i përfshirë në skandale si “Target-Fortesa,” ndërsa miku i tij Enver Bexheti shpëtoi Sasho Mijallkovin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve, bashkë me Artan Grubin, e sot Mijallkovi shëtit me Ferrari në Monte Karlo, ndërsa shqiptarët presin drejtësi! "
 
Kuvendi në mungesë të opozitës votoi mosbesim ndaj punës së pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Selim Ademi, Tanja Çaçarova Ilievska dhe Milazim Mustafa. 
 
Kuvendi konkluzionet për mosebsim i’a dorëzon presidentes së vendit dhe këshillit gjyqësorë. 
 
Megjithë mosbesimin për ushtrimin legjitimin të detyrës, vetë anëtarët e këshillit gjyqësor, vendosin për largimin e tyre nga detyra.Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme të pushteti për dorheqje,antarët e Këshillit Gjyqësor janë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga pozita pasi që sypas tyre ata nuk kanë bërë shlekje ligjore ndërsa ngritja dhe votimi i interpelancës ndaj tyre është akt jo Kushtetues dhe joligjorë. (Florije Beluli - Kamberi, TVM2)