Procesi eurointegrues, Rokas: Punojmë intensivisht me Qeverinë tuaj
Euroambasadori Rokas i matur...

Euroambasadori Rokas i matur, ndërsa kryeministri Mickoski i vendosur se duhen vepra. Këto komente u dhanë pas deklaratës së eurodeputetit Thomas Ëaitz se me një nënshkrim të përbashkët të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Bullgarisë mund të garantohet se futja e bullgarëve në Kushtetutë do të ishte kërkesa e fundit bilaterale nga fqinji lindor ndaj nesh.
Pa një përgjigje të drejtpërdrejtë, Rokas tha se po punojnë intensivisht me qeverinë për të gjitha çështjet e hapura. Derisa gjithçka të zgjidhet, kryeni reformat.
“Njëkoshësisht ka aktivitete diplomatike intenzive për zgjidhjen e kësaj çështje në dy-tre muajt e ardhshëm. Gjithashtu vendin tuaj do ta vizitojnë liderët evropian dhe unë shpresoj se gjithashtu do të mund të arrijhmë përparim në këtë kontekst.” – tha Euroambasadori, Mihalis Rokas.
Mickoski: Na duhen vepra konkrete
Kreu i qeverisë maqedonase kërkon: Njohjen e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për komunitetin maqedonas në Bullgari, njohjen e gjuhës maqedonase, kulturës dhe veçantisë së saj.
"Duhet t'i respektojmë parimet," thotë Mickoski.
“Nëse dikush ka problem se dikush më i madh se ai, i tregon e i jep këshilla, e ndërsa ai këtë e kupton si përzierje në punët e brendshme të një shteti sovran, atëherë këtë që po e dëgjojmë nga ana e fqiut tonë lindor. Nëse nuk është përzierje nëpunët e brendshme të një shteti sovran, nuk e di atëherë për çfarë bëhet fjalë. Kështu që ne nuk jemi popull që kemi probleme me popuj tjerë, përkundrazi ne i respektojmë fqinjët tane, edhe shqiptarët, edhe sërbet, edhe grekët,edhe bullgarët, por kërkojmë respekt të ndërsjelle edhe për neve maqedonasit.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë, Maqedonia me një agjendë reformash për afrimin me Bashkimin Evropian dhe hapjen e kapitujve. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
