Siljanovska-Davkova nga Baku: U diskutua furnizimi me gaz nga Azerbejxhani

12.03.2025 16:51

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova...

Presidentja e shtetit  Gordana Siljanovska-Davkova vazhdon takimet zyrtare në Azerbajxhan, me kryetaren e Kuvendit Kombëtar, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin  Ali Asadov, me fokus, funsionimi i shtëpisë legjislative, përforcimi i raporteve mes dy vendeve në bazë te deklaratës për partneritet strategjik dhe miqësi dhe çështje  tjera.

Shteti shpreson të fitojë sasi më të madhe të gazit nga Azerbajxhani, ndërsa për këtë temë Siljanovska Davkova ka folur edhe në univesitetin “Ada” të këtij vendi.

“Kjo është një mundësi e mirë për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik. Të gjithë e dinë ndërkaq edhe ne jemi të vetëdijshëm se Azerbajxhani posedon gaz dhe është i pranishëm në shumë vende evropiane, në Ballkan, në Greqi, Bullgari dhe Mal të Zi. Për këtë arsye unë dua të bisedoj këtu me politikanët, me kolegët tanë.” – tha Kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova.  

Skena ndërkombëtare, Siljanovska-Davkova: Të reformohet OKB-ja, krizat janë argument

Shefja e shtetit në fjalim ka ngritur edhe zhvillimet gjeopolitike dhe ndërkombëtare. Sipas saj, situata botërore, kriza në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dikton nevojën për reforma në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Të gjithë kanë përgjegjësi, edhe ata që vepruan edhe ata që nuk vepruan, thotë ajo, e në botën e globalizmit dhe multinacionales patjetër të dëgjohet zëri i shteteve më të vogla, ngaqë rendi nuk ndërtohet vetëm mbi fuqitë, vlerëson presidentja.

“Mendoj se kjo është thirrja e fundit për zgjimin e botës në 80 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Nuk mund të jetojmë me diçka që është krijuar në vititn 1945, diçka që duhet të ndrushojë. Ende besoj në partneritet dhe jo vetëm në rivalitet.” – deklaroi Kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova.

Të enjten shefja e shtetit merr pjesë në forumin e 12-të global në Baku, ku do të diskutohet për rendin botëror me prezencë të mbi 400 pjesëmarrëve, krerë shtetëror aktual, politikanë, përfaqesues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)