Maqedoni
Situata në BFI, gjykata u kërkon “puçistëve”, të lirojne zyrat
08.05.2015 19:32
Gjykata Themelore Shkupi II, ka vendosur në favor të një padie nga Bashkësisë Fetare Islame...

Gjykata Themelore Shkupi II, ka vendosur në favor të një padie nga Bashkësisë Fetare Islame, duke kërkuar nga grupi I të përjashtuarve nga BFI, të cilët sulmuan institucionin më të lartë islam dhe morën vulat e tij, që të lëshojnë urgjent ambientet e BFI-së
Vendimi I gjykatës, i obligon të paditurit Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani dhe Skënder Buzaku, menjëherë pas pranimit të këtij vendimi, të kthejnë hapësirat zyrtare në rrugën “Samoilova 43” në Shkup, objektin e selisë së BFI-së, si dhe vulat e këtij institucioni.
Njëherësh, personave të sipërpërmendur iu ndalohet të kryejnë ndonjë pengesë të ngjashme, në pronësinë e paditësit, kreut të BFI-së.
Kjo masë e përkohshme është aktualisht në fuqi. Ankesa e mundshme kundër këtij vendimi, nuk e anulon kurrsesi zbatimin e këtij vendimi.
