Sot shënohet Dita e formimit të Njësitit Special Antiterrorist – Tigrat

13.03.2025 10:39

Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të shënohet...

Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të shënohet  Dita e formimit të Njësitit Special Antiterrorist – TIGRAT.

Në ngjarje fjalim do të kenë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe komandanti i NJSA TIGRAT, Dragan Prokopovski.

Delegacione nga Qeveria dhe MPB do të vendosin lule dhe do të bëjnë homazhe në pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të rënë të “NJSA – TIGRAT”.
Më 13 mars të vitit 1981 për herë të parë në Ministrinë e  Punëve të Brendshme është formuar në kuadër të Sekretariatit të atëhershëm Republikan për Punë të Brendshme të RS të Maqedonisë, Njësiti për Detyra Speciale me emrin Tigrat.
 
Qëllimi i tij parësor gjatë formimit  ka qenë detyra speciale, sigurimi i personaliteteve publike, përballja me kriza, detyra speciale për të cilat milicia e asaj kohe nuk ishte e përgatitur, dhe më vonë për antiterrorizëm, detyra speciale si aksione sabotuese, infiltrim prapa vijave të armikut, sigurimi i terrenit, përgatitja e terrenit  për veprime ushtarake të strukturave të tjera ushtarake,  ndalimi dhe arrestimi i kriminelëve apo personaliteteve të kërkuar nga  nga ligji, zhytje, nxjerrja e viktimave të mbytur, të bllokuar në ortekë, eksplozivë dhe qenve nuhatës, sigurimi i personave me rëndësi jetike.
 
Kohët e fundit, njësiti është përmirësuar me një metodë ushtarake për zgjidhjen e konflikteve ushtarake jashtë mjediseve urbane.
 
Më 13 mars të vitit 2021, përveç 40-vjetorit të formimit, Njësiti për Detyra Speciale (NJDS) u riemërua  Njësiti Speciala Antiterrorista (NJSA).