Siljanovska për forumin global në Azerbejxhan, trajton çështjet me rëndësi rajonale dhe globale

13.03.2025 13:21

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova...

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ndodhet në Baku të Azerbajxhanit ku merr pjesë në Forumin e 12-të Global.

Siljanovska Davkova vlerësoi se Forumi Global në Baku është shndërruar në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në vitet e fundit dhe trajton çështjet më të rëndësishme rajonale dhe globale.

Kjo, siaps saj është veçanërisht e rëndësishme në këtë 2025, që disa presin të jetë një pikë kthese.

Çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë pyetje dhe gjithnjë e më pak përgjigje. Bota po bëhet një vend shumë i ndryshëm. Multilateralizmi po ia lë vendin multipolarizimit. Rivaliteti gjeopolitik në rritje po dobëson sistemin e sigurisë kolektive.

Kombet e Bashkuara janë të margjinalizuara kur ne kemi më shumë nevojë për të. Konsensusi i pas Luftës së Dytë Botërore po vihet në pikëpyetje. Është sikur po jetojmë në fillim të një epoke të re në të cilën po cenohet sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla, tha Siljanovska-Davkova.

Forumin e hapi presidenti i Azerbajxhanit, Ilhan Aliyev, i cili vlerësoi se kjo ngjarje po bëhet një platformë e rëndësishme ndërkombëtare në agjendën globale.

"Jam i sigurt se forumi dhe pjesëmarrësit do të sjellin ide dhe propozime të reja, veçanërisht pasi forumi po zhvillohet pas ndryshimeve dramatike gjeopolitike," tha Aliyev.

Ai tha se fokusi i agjendës së tyre është te burimet e rinovueshme të energjisë, të cilat do të forcojnë prodhimin.