Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës për Jahoskin
Prokuroria për Ndjekjen e krimit të Organizuar...

Prokuroria për Ndjekjen e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë ankimuar vendimin e gjykatës që të dyshuarit Asmir Jahoski, në vend të masës së paraburgimit i shqiptoi masën e arrestit shtëpiak dhe masën e kujdesit.
“Të pakënaqur me këtë vendim, Prokuroria Themelore Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka parashtruar ankesë brenda afatit të vendosur ligjërisht në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, për shkak të shkeljeve bazë të dispozitave të procedurës penale dhe kërkoi që Këshilli Penal të rishikojë faktet e përfshira në ankesë, si faktet vendimmarrëse në bazë të të cilave është marrë vendimi i ankimuar”, thonë nga Prokuoria.
VMRO-DPMNE, akuza LSDM-së dhe BDI-së për rastin “Pucko Petrol”
Lidhur me këtë kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, nga e cila thonë se zinxhiri i LSDM-së dhe BDI-së, së bashku me gjyqësorin dhe mafian e mazutit, e kanë vjedhur popoullin dhe me paratë e vjedhura i kanë helmuar qytetarët.
“Gjyqësori dhe Prokuroria janë në aksion për mbrojtjen e kriminalitetit që peshon 176 milion euro për mazut kancerogjen me të cilin janë helmuar qytetarët. Për një pjesë të furnizimeve sipas informatave të opinionit nuk ka pasur as thirrje publike, ndërsa Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate, kur kryeministër ishte Zoran Zaev, ndërsa Venko Filipçe, Minsitër i Shëndetësisë, në njërën nga furnizimet në dhjetor 2021, në mënyrë direkte ka ndihmuar blerjen e mazutit kancerogjen me 15 milion euro, para nga buxheti. Prandaj Prokuroria dhe gjyqësori i mbrojnë edhe Zaevin edhe Filipçen. Në mënyrë shtesë sistemi i drejtësisë i LSDM-së dhe BDI-së nëpërmjet masës paraburgim shtëpiak, për njërin nga të dyshuarit, djali i deputetit Jahoski dërgon porosi se nëse e vjedh popullin dhe me parat e vjedhura edhe e helmon pason vetëm akti simbolik paraburgim shtëpiak. Në tërë këtë rast ka edhe një të ikur, Vasko Kovaçevski, ish Drejtor i Elektranave dhe njeri i LSDM-së.” – deklaroi Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: VMRO për 9 muaj i ndau “Pucko Petrol” 170 tenderë
Janë kundërpërgjigjur nga LSDM, nga e cila thonë se brenda 9 muajsh VMRO-DPMNE, kompanisë “Pucko Petrol” i ka ndarë 170 tenderë.
“Më mirë është që DPMNE të heshtë dhe të mos e ftoj LSDM-në për asgjë që lidhet me ‘Pucko Petrolin’ dhe Ratko Kapushevskin, biznes që lindi si rezultat i koalicionit VMRO-DPMNE-BDI. Kapushevski është përkrahës shumvjeçarë, ‘fëmijë i Gruevskit’, DPMNE saktë e dinë se për këtë rast është përgjegjës njeriu i cili ka dalur nga strukturat e tyre. ‘Pucko Petrol’ është kompani që u rrit në kohën e koalicoionit DPMNE-BDI dhe është bizes partner kryesorë i të gjithë kryetarëve të DPMNE-së dhe institucioneve që drejtojnë. Vetëm në 9 muaj, komuna dhe institucione të udhëhequra nga DPMNE, kanë nënshkruar 170 tenderë me kompaninë ‘Pucko Petrol’. Për këtë duhet të përgjigjet DPMNE”, theksojnë nga LSDM, duke kërkuar që të vazhdojnë hetimet dhe rasti të zbardhet në tërësi. (Gyltene Sinani, TVM2)
