Mitrevski kërkon të kthehet në krye të LSM-së

13.03.2025 14:45

Ish-kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski...

Ish-kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski, pretendon se ekziston bazë ligjore për t’u kthyer në krye të kësaj organizate. Këtë ai e justifikoi me disa vendime gjyqësore, përmes së cilave, pretendon se janë të mjaftueshme për të zënë përsëri postin e Kryetarit të sindikalistëve.

Ai akuzoi kryetarin akutal, Sllobodan Trendafilov, për shkarkime të paligjshme të sindikalistëve dhe për kaosin që ka shkaktuar ai brenda lëvizjes sindikaliste.

“I njëjti nuk e ka zbatuar aktgjykimin dhe në fund të ditës bëri vepër penale, e dënueshme sipas nenit 377 paragrami 1 i Kodit Penal, i cili parashikon dënime për mos ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Sipas këtij ligji,  është përcaktuar se personi i cili ka pranuar aktgjykimin e lidhur me kthimin e punëtorit dhe në qoftë se nuk e zbaton është përcaktuar dënim me një vit burrgim” – tha ish-Kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.

Trendafillov: Mitrevski ka prapavijë politike

Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, hodhi poshtë këto pretendime, duke i vlerësuar si të pavrëteta, dhe thotë se ai është zgjedhur në mënyrë legjitime, përmes delegatëve me mandatë të plotëfqishëm.

Trendafillov, sqaron se Mitrevski që në vitin 2017 është zëvendësuar në mënyrë legjitime nga posti i LSM-së dhe për këtë ka aktgjykime të plotëfuqishme të cilat e dëshmojnë këtë. Trendafilov dyshon se e gjithë kjo ka një prapavijë politike për ta parandaluar lëvizjen sindikaliste për ta rritur pagën minimale.

“Mund të vazhdojnë të nxjerrin persona të tillë sa të duan, por neve nuk na trembin dhe as nuk do të na largojnë nga rrruga për ti rritur pagat e punëtërove, e sidomos për ta rritur pagën minimale dhe pagat tjera në sektorin privat dhe atë publik. Ata mund të tentojnë sa të duan t’i minimizojnë këto procese, mirëpo është e kotë, pasi që ne kemi  paralajmëruar se do të ndodhë diçka e tillë. Për shkak të proceseve të bëra në të kaluarën, shëptimin e vetëm ai e sheh në garniturën aktuale qeverisëse, e cila e lut për ta bërë kryetar. Anëtarët e LSM-së zgjedhin vetë se kush do të luftojë krah për krah për të drejtat e punëtorëve” – theksoi Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Mickoski: LSM e rriti shpejtë kërkesën për pagën minimale

I mënjëherëshëm ishte reagimi i VMRO-DPMNE-së, e cila e akuzon Trendafilovin se ai punon si zëdhënës i LSDM-së dhe për interesat e tyre, dhe se nuk merret me çështjen e përmirësimit të statusit të punëtorëve.

Ndërkohë kryeministri, Hristijan Mickoski, është dakord për të rritur pagën minamale në përputhje me kondicionin buxhetor, dhe shprehet optimist se së shpejti do të arrihet marrëveshje për pagën minimale.

Por, thotë se LSM e ndryshoi kërkesën kur e kuptuan se kërkesa fillestare për pagë minimale prej 400 eurosh do të plotësohet. 

“Propozimin të cilin e dëgjova nga kryetari i LSM-së, është ndryshe nga propozimi para disa muajsh, kur kjo qeveri u zgjodh, e atë nuk pritën as një javë dhe dolën me propozim prej 400 eurosh për pagën minimale, e tani kur panë se ligjerisht do të vijmë deri në 400 euro pagë minimale,  po kërkohet pagë minimale prej 500 euro. Unë them se as 500 euro nuk janë të mjaftueshme, ndoshta nevojitet 1.000  apo 2.000 euro të jetë paga minimale. Unë jam punëtor si gjithë të tjerët dhe dëshirojë të kemi paga më të larta” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Edhe ish-kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski vlerëson se duhet të rritet paga minimale në përputhje me mundësitë ekonomike, dhe se modeli i propozuar aktualisht nga LSM për rritje të pagës minimale është i papërshtathshëm dhe i paqëndrueshëm. (Rexhep Qamili, TVM2)