Siljanovska, në forumin global në Baku: Të ofrojmë perspektiva për paqe të qëndrueshme
Paqja e qëndrueshme është një interes i përbashkët...

Paqja e qëndrueshme është një interes i përbashkët suprem për arritjen dhe mirëmbajtjen e të cilit duhet të ofrojmë perspektiva të reja, porositi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, në hapjen e Forumit e 12-të Global në Baku.
Në kontekstin e trazirave aktuale gjeopolitike, presidentja theksoi se dita-ditës kemi më shumë pyetje dhe më pak përgjigje, dhe se bota po bëhet një vend shumë më ndryshe.
“Pyetja nuk është nëse do të kemi rregulla apo jo, por cilat do të jenë ato rregulla dhe në çfarë do të bazohen? Nëse në parimin e respektimit të marrëveshjeve apo në parimin e fuqisë? Nëse përveç konflikt të interesave, ne kemi edhe konflikt të vlerave dhe realiteteve? A mund t'i zgjidhim krizat dhe sfidat më të mëdha të kohës sonë pa rregulla të përbashkëta? Çfarë bote do t'u lëmë të rinjve dhe brezave të ardhshëm?” – tha Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Forumin Global e ka vlerësuar si të rëndësishëm edhe nikoqiri, presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Alijev. Ai tha se angazhohet për paqe në Kaukazin jugor, por paralajmëroi se Armenia me të cilin Azerbejxhani ka pasur konflikt përsëri po armatoset.
“Ne jemi vend që siguron stablitetin energjetik të 12 vendeve, prej të cilave 10 të Evropës, BE na konsideron si partner të besueshëm. Rolin tonë e shohim si urë lidhëse në mes veriut dhe jugut. Duhet paqe në Kaukazin jugor, Evropa tani mundohet ta përmirësojë politikën nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve ushtarake, ne atë e bëjmë në 20 vitet e fundit. Armenia bëhet gati për luftë, armatoset, ajo e ka ndërruar vëllain e saj të madh, tani ai është Brukseli, e jo SHBA” – u shpreh Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Alijev.
Në margjinat e forumit, presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me presidentin shqiptarë Bajram Begaj, ku dy presidentët diskutuan për marrëdhëniet e dy vendeve dhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit. (Ersan Pajaziti, TVM2)
