Botë

Sulme në një xhami të Irakut, 18 të vrarë

08.05.2015 20:14

Së paku 18 njerëz janë vrarë nga dy sulme vetëvrasëse në një xhami shiite në veriperëndim të Irakut...

Një sulmues vetëvrasës me makinë ka sulmuar xhaminë al-Zahraa në Balad Ruz kur besimtarët kanë qenë duke dalë nga Falja e Xhumasë.
 
Sulmuesi i dytë në këmbë ka shpërthyer eksplozivët e tij pasi janë mbledhur turmat e njerëzve për të ndihmuar viktimat e sulmit të parë.
 
Së paku 41 njerëz janë plagosur.
 
Udhëheqësi i komandove policore të qytetit, kolonel Adnan Mohammed al-Timmi, raportohet të jetë në mesin e të vdekurve.
 
Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi militantët e Shtetit Islamik.
 
Balad Rus ndodhet rreth 70 kilometra në verilindje të Bagdadit./evropaelire