Maqedoni
Interpelancat për anëtarët e KGJ-së, Aggeler: Po e ndjekin nga afër procesin
13.03.2025 15:42
Ambasada amerikane në Shkup, po e ndjekin nga afër procesin pas miratimit...

Ambasada amerikane në Shkup, po e ndjekin nga afër procesin pas miratimit të interpelancës në Kuvend ndaj 5 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dekalroi ambasadorja amerikane Angela Aggeler. Sipas sajë është e rëndësishme që në këtë rast të respektohen procedurat ligjore.
“Jemi duke e ndjekur nga afër, procedurat në Parlament dhe qëndrimet e tyre, për secilin rast, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ndiqet ligji, dhe të ndiqet në mënyrë të qartë dhe transparente për të gjithë ata që e vëzhgojnë”, dekalroi ambasadorja amerikane Angela Aggeler.
Ageler, Limani mund të përgjigjet vet pse iu refuzua viza
E pyetur se pse i është refuzuar viza e SHBA-së ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanit, ambasadorja amerikane ggeler tha se nuk mund të jap detaje për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë, por vet ministri mund të jap përgjigje.
“Kemi ligje të rrepta të privatësisë në Shtete e Bashkuara, nuk mund të diskutojë asnjë problem me vizat, të asnjë individ, do t’ju drejtoja te ministri, ta diskutoni se çfarë ka ndodhur, por thjesht do ju them se me çdo aplikant të vizës së SHBA-ve, që procesi i shpjegohet individit dhe nëse ka diçka shtesë, edhe ajo shpjegohet”, theksoi Aggeler.
Mos dhënien e vizës amerikane për misnitrin Limani nuk e komentoi kryemisnitri Mickoski. Por nga Aleanca për Shqiptarët, krahu I Ziadin Selës kanë thënë se kjo është një goditje e rëndë për imazhin e shtetit, një turp për institucionet dhe një tregues alarmant i diskreditimit ndërkombëtar të kësaj qeverie.
ERSNA-PAJAZITI
