Maqedoni
Vrasja tek qendra tregtare "Mavrovasja", burg të përjetshëm për Kurtoviq
13.03.2025 16:00
Gjykata Penale ,ka dënuar me burg të përjetshëm të akuzuarin Elvin Kurtoviq...

Gjykata Penale ,ka dënuar me burg të përjetshëm të akuzuarin Elvin Kurtoviq për vrasjen e 59 vjeçarit Vasil Vasil Eftimov afër qendrës tregtare "Mavrsovasja"vitin e kaluar.
Vendimi për burgim të përjetshëm, erdhi edhe pasi Kurtoviq ishte deklaruar fajtorë për vrasjen. Gjykatësja Monika Bahçovanovska, para shpalljes së aktgjykimit, shpalosi ekspertizën psikiatrike të të pandehurit, në të cilin vlerësohet se ai është person psiqikisht i shëndoshë dhe me inteligjencë normale.
“Eksperti ka deklaruar se deri më tani i akuzuari nuk ka vuajtur nga ndonjë çrregullim mendor kalimtar apo i përhershëm .Gjatë ngjarjes që ka të bëjë me veprën penale juridike ai ishte në gjendje të mirë psiqike. Më 20 gusht 2024, kur kreu krimin, në çdo moment ka kuptuar veprimet e tij dhe ka mundur t'i menaxhojë ato”, u shpreh gjykatësja Monika Bahçovanovska.
Dosjet penale të të akuzuarit dëshmojnë se i akuzuari prej 16 vitesh ka qenë i dënuar për vjedhje, dhunë, aksidente, falsifikim ndërsa ka pasur dënime edhe jashtë vendit.Sipas Prokurorisë Publike të Shkupit, më 20 gusht 2024, prapa qendrës tregtare Mavrovasja në Shkup, I akuzuari me të shtënë nga arma e zjarrit – pistoletë ka vrarë Vasil Eftimov, pas së cilës e ka kërcënuar edhe bashkwshorten e tij dhe ia ka marrë çantën dhe një arkë me mjete të ndryshme dore, të cilat viktimat i kishin në automjet.
FLORIJE BELULI KAMBERI
