Maqedoni
5 vjet në aleancën veri - atlantike, Misajllovski: Jemi të barabartë në nato por ende jasht be-së
13.03.2025 16:18
Maqedonia e Veriut pas shumë përpjekjeve politike arriti të jetë anëtare fuqiplote e NATO-s...

Maqedonia e Veriut pas shumë përpjekjeve politike arriti të jetë anëtare fuqiplote e NATO-s dhe këtë vit shënohet pesëvjetori ynë në pakti veri-atlantik, por akoma nuk e kemi mbaruar strategjinë e dytë shtetërore, e që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tha ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski.
Sipas tij, lufta në Ukrainë dhe krizat jasht kontinentit paraqesin situatë shqetësuese sigurie, por me rëndësi për shtetin është që ta kemi të sigurt 2% e tanishëm të buxhetit.
“Pas gjithë këtyre 30 viteve, akoma jemi jasht familjes evropiane, do të thoja, akoma jemi në dhomën e pritjes… Si shtet dhamë shumë nga identiteti ynë: ndryshimin e emrit, ndryshimin e flamurit, ndryshimin e banknotave dhe shumë, shumë lëshime që ndodhën në vitet e kaluara. Po, tani jemi të barabartë në NATO por nuk duhet të harrojmë se ne jemi vend serioz anëtar që nga vitit 2008. Edhe atëherë vendin e kishim në NATO”, u shpreh ministri i mbrojtjes Vllado Misajlloski.
Ish gjenerali Arsoski: NATO ruan stabilitetin dhe sigurinë tonë
Rruga deri më NATO na shoqëroi me bllokada, embargo, kriza sigurie dhe presione të ndryshme, por vendi asnjëherë nuk iu nda sigurisë dhe mbrojtjes, tha gjenrali në pension Pavle Arsoski, i cili inkurajon vendin që të vazhdojë me avancimin e mbrojtjes.
“Anëtarësimi ne NATO është kontributi më i madh për sigurinë dhe stabiliteitn tonë, siguria më e fuqishme për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial dhe parakusht i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarve në Maqedoni”, theksoi gjenrali në pension Pavle Arsoski.
Duke folur për gjendjen në dikasterin e mbrojtjes, ministri i resorit tha se aktualisht Mbrojtja ka buxhet më të madh në dekada, por e sheh të nevojshme modernizimin e ushtrisë dhe investimin në potencialin njerëzor.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
