Maqedoni

Qendra e trajnimit Idrizovë, akreditimi i akademisë policore për trajnim

13.03.2025 16:36

Në Qendrën e trajnimit në Idrizovë u bë prezantimi i akreditimit...

Në Qendrën e trajnimit në Idrizovë u bë prezantimi i akreditimit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Akademisë Policore për Standarde dhe Trajnim. Sipas Kryeministrit Mickovski ky akreditim paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e standardeve dhe trajnimeve policore, duke forcuar në këtë mënyrë profesionalizmin, efikasitetin dhe besimin në institucionet policore.
 
“Shteti i së drejtës, siguria e qytetarëve është vlerë themelore kushtetuese dhe Qeveria ka për detyrë, detyrim dhe synim që të respektojë këtë vlerë themelore dhe gjithçka që ka ndodhur, por edhe ajo që do të ndodhë në periudhën në vijim, nënkupton një luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, diçka që qytetarët presin nga ne dhe nga kjo Qeveri”, u shpreh kryeministrit Hristijan Mickovski. 
 
“Plotësishtë jemi të vetëdishëm se trajnimi professional është shtylla kryesore, për funksionimin e një institucioni në mënyrë profesionale, dhe pikërishtë rritjen e kësaj qendre e kishim si prioritet, ku tanimë më kemi filluar edhe rikonstruimin e tërrësishëm të kësaj qendre”, theksoi ministri i MPB-së Pançe Toshkovski.
 
Ambasadorja amerikane Ageler tha se akreditimi nuk është vetëm formal, por një proces rigoroz që vlerëson çdo aspekt të Akademisë, që nga ndryshimet të procesit mësimor, të trajnimit e deri tek qëllimet administrative. 
 
“Ngjarja e sotme është me të vërtetë një reflektim I angazhimin tuaj për të trajnuar, edukuar dhe ndërtuar kufijtë e ardhshëm të këtij vendi. Kjo arritje ka vendosur një standard të lartë që duhet përmirësuar vazhdimisht dhe mban”, thekosi ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler.
 
Sipas të pranishmëve, kjo qendër ka për qëllim që për një periudhë të shëndrohet në një qendër regjionale, për stërvitjen e kuadrove në aspektin e sigurisë.  
 
FITIM KRYEZIU