Maqedoni

Krijohet fondi për dokumentacion teknik, Perinski: Iniciativa synon t’i mbështet komunat

13.03.2025 16:54

Për shkak të mungesës së kapaciteteve për përgatitjen e dokumentacionit për projekte zhvillimore...

Për shkak të mungesës së kapaciteteve për përgatitjen e dokumentacionit për projekte zhvillimore, komunave u është krijuar Fondi për Dokumentacion Teknik, njoftoi ministri i vetqeverisjes lokale, Zlatko Perinski.
 
Sipas tijkjo iniciativë do t’u ofrojë mbështetje teknike dhe financiare komunave, veçanërisht atyre më të voglave, për të siguruar projekte cilësore dhe për të lehtësuar qasjen e tyre në fondet vendase dhe ndërkombëtare.
 
“Kjo është një mundësi për komunat për të iu dhënë komoditet dhe mundësi më të mëdha për të përgatitur dokumentacion për projekte. Gjatë periudhës së kaluar, vumë re se shumë komuna – veçanërisht ato më të voglat – përballen me burime njerëzore të kufizuara, mungesë të ideve cilësore për projekte dhe dokumentacion të papërgatitur. Pikërisht për këtë arsye, besojmë se jo vetëm që ky Fond për Dokumentacion Teknik është i domosdoshëm, por roli i tij duhet të zgjerohet me detyra shtesë”, u shpreh ministri i vetqeverisjes lokale, Zlatko Perinski.
 
Grigorjan dhe Jain, fondi në fjalë do të sjell rezultate
 
Përfaqësuesi i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorjan tha se do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme në zbatimin e projekteve.
 
“Më vjen mirë të shoh nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve sot dhe gjithashtu do të gëzohem kur ta shoh zbatimin e këtyre projekteve”, theksoi përfaqësuesi i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorjan.
 
Me anë të kësaj iniciative do të ketë thithje më të madhe të fondeve të cilat do të sjellin shërbime më të mira qytetarëve, thot Ambasadorja e Suedisë në Maqedoni, Ami Larson.
 
“Jemi të bindur se do të presim rezultate konkrete nga kjo mbështetje dhe ky është një shembull për bashkëpunim për të arritur sukses. Këto projekte do të japin shërbime të mira për qytetarët”, ushpreh ambasadorja e Suedisë në Maqedoni, Ami Larson.
 
marrëveshjen për realizimin e projekteve në kuadër të Fondit për Dokumentacion Teknik e nënshkruan 11 komuna. Kjo iniciativë u zhvillua si pjesë e projektit "Forcimi i Këshillave Komunalë" i mbështetur nga UNDP dhe Ambasada e Suedisë.
 
ARMEND MURSELI