Botë
SHBA, përpjekje për ta bindur Moskën për paqe në Ukrainë
13.03.2025 17:16
Delegacioni amerikan në bisedime në Moskë po e paraqet marrëveshjen e Xhedës për armëpushim...

Delegacioni amerikan në bisedime në Moskë po e paraqet marrëveshjen e Xhedës për armëpushim, me të cilën më parë është pajtuar Ukraina. Trump shpreson për një rezultat pozitiv pa pasur nevojë për presion, megjithëse nuk e përjashtoi as atë mundësi.
“Shpresojmë për një armëpushim nga ana e Rusisë. Kjo do të ishte 80% e rrugës që çon drejt përfundimit të kësaj lufte të tmerrshme. Ka gjëra që mund të bëhen dhe që nuk do të ishin të këndshme në aspektin financiar për Rusinë. Por nuk dua ta bëj këtë, sepse dua të arrij paqen. Shpresoj që Putini ta pranojë marrëveshjen", u shpreh presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Kremlini ka vërtetuar takimin, duke shtuar se tashmë e kanë realizuar takimin me këshillatrin amerikan për sikurim nacioanl Uallc. Përgjigjen për propozimin amerikan do ta japin pas bisedimeve, ka bërë të ditur zëdhënësi i kremlinit Peskov.
“Kontaktet tashmë janë të realizuara. Dje kishin bisedë telefonike Uallc dhe Ushakov. Informacione të caktuara i’u ishin dorëzuar palës ruse. Sa i përket përgjigjes, kur ti marrim infomacionet nga ndërmjetiësimi, jo përmes shtypit por përmes dialogut bilateral, atëhërë do të krijojmë një qëndrim”, theksoi zëdhënësi i kremlinit Dimitry Peskov.
Në prtitje të përgjigjes zyrtare nga Moska, mediat raportojnë se SHBA vecmë ka pranuar listë me kërkesa nga Rusia. Burime thonë se në bazë ato janë kërkesat e njëjta, të cilat Moska tahsmë i’a ka parashtruar Ukrainës. Ndalimin e mbështetjes ushtarake perendimore, pranimin ndërkombëtar të terriotereve aneksuara, pranimin e gjuhës ruse, kishës dhe kthimin e tyre për jetesë në Ukrainë. Ndërkohë Kievi nga ana tjetër ka paralajmëruar se nuk do të pajtohet me lëshimet terriotriale në bisedimet e ardhshme paqësore.
“Vazhdojmë me përpjekjet tona dimplomatikeqë ti sigurojmë kushtet elementare për ti bërë presion Rusisë dhe që të arrijmë paqe të vërtetë sa më shpejtë që të mundemi. Duhet të lëvizim drejtë drejt garancive të sigurisë, jemi të përgaditur të punojmë shpejtë me partnerët tanë”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Vlodimir Zelenski.
Njëkohësisht, ndrydhja e forcave ukrainase është në fazën përfundimtare, ka thënë Kremlini, që kur Putini për herë të parë vizitoi rajonin, duke kërkuar lirimin e plotë të zonës në afat sa më të shkurtë.
“Ta lirojmë tërritorin plotësisht dhe ta kthjemë situatën në linjën e kufirit të shtetit”, theksoi presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
Kievi u kundërpërgjigj se luftimet në Suxha vazhdojnë dhe se do të lutojnë sa të ketë nevojë. Ndërkohë ministrat evropian të mbrojtjes pas mbledhjes në Paris premtuan ndihmë të përbashkët në sigurimin e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë. Fuqizimi i kontinentit të vjetër mbeten prioritet. Ndihma për Kievin, temë edhe në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të G7-ës.
BELINDA KOKA ADEMI
