Maqedoni

Qytetarët para Ministrisë së Punëve të Brendëshme

08.05.2015 21:05

Qytetarë të shumtë u mblodhen për të 4 ditë para Qeverisë për të shprehur revoltën e tyre kundër Brutalitetit Policor...

Ata kërkuan dorëheqjen e plotë të kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpuntorëve të tij.

Në krahasim me ditët e tjera, numri i protestuesve ishte më i vogël por as ata nuk u lejuan ti afrohen ndërtesës së ekzekutivit pasi policia kishte vendosur serisht bllokadë.

Protestuesit iu drejtuan Ministrise së Punëve të Brendëshme por edhe aty u penguan nga forca të shumta policore të cilat pamundësuan arritjen e tyre para dyerve të MPB-së.

Megjithatë edhe nga fundi i rrugës, protestuesit kërkuan dorëheqjen e menjëherëshme të ministres Gordana Jankullovska.

Pas protestës para MPB-së, qytetarët iu drejtuan sërisht ndërtesës së Kuvendit Republikan ku sërisht u dëgjuan  kërkesat për dorëheqjen e Qeverisë, ndalimit të brutalitetit policor dhe për drejtësi.

Protesat e qytetarëve filluan ditë më parë pas audioxhirimeve të publikuara nga LSDM për vrasjen e të riut Martin Neshkovski dhe përpjekjes së autoriteteve për ta fshehur rastin por tani kërkesave të tyre u është shtuar edhe ato për hapjen e një hetimi të ri për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov.

BESIM ABDULLAI