Kryetari i Kuvendit Gashi për vizitë në Manastir

14.03.2025 10:15

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të vizitojë Manastirin.

Siç njofton shërbimi parlamentar për media, Gashi do të takohet me kryetarin e komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.

Kryeparlamentari do të vizitojë Muzeun e Alfabetit Shqip.

Gashi do të vizitojë edhe zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët, i shoqëruar nga kryetari dhe deputetët e Manastirit, pas së cilës është planifikuar  deklaratë për media.