Armëpushimi me kushte, Zelensky nuk beson në vullnetin e Putin për paqen

14.03.2025 13:13

Presidenti ukrainas, Zelenski...

Presidenti ukrainas u bëri thirrje aleatëve të rrisin presionin ndaj Rusisë dhe të vendosin sanksione shtesë. Pasi kreu i Kremlinit tha se ishte dakord me propozimin e armëpushimit, por disa pikpyetje, Zelensky theksoi se Moska po vendos kushte dhe nuk ka ndërmend të ndalojë luftimet.

“Ne kemi dëgjuar fjalë të pritshme dhe shumë manipuluese nga Rusia në përgjigje të idesë për një armëpushim në front. Putini, natyrisht, ka frikë t'i thotë presidentit Trump drejtpërdrejt se ai dëshiron të vazhdojë këtë luftë, se ai dëshiron të vrasë ukrainasit." – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Deklarata e Putinit është premtuese, por e paplotë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ka sinjale të mira nga Rusia në lidhje me propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

"Nëse marrim një marrëveshje paqeje, një marrëveshje armëpushimi, kjo do të çojë vërtet në paqe. Dhe unë mendoj se nëse presidenti Putin bie dakord për një armëpushim, atëherë ne do të jemi në një pozicion shumë të mirë për ta përfunduar atë”. – deklaroi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Këshilltari për punët e jashtme të presidentit rus, Ushakov, tha se Putin do të takohet me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara, Vitkoff, në Kremlin.

“Kur presidenti të japë sinjalin për të nisur bisedimet me Witkoff, atëherë ai do të ftohet në Kremlin dhe do të takohet me presidentin. Tani për tani, ne po diskutojmë thelbin e kursit të ri strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por përpara se të vazhdojmë me të, amerikanët duan t'i japin fund konfliktit në Ukrainë dhe të shprehin qartë qëndrimin e tyre për këtë çështje". – u shpreh Yuriy Ushakov, Këshilltar për politikën e jashtme të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar një video që pretendon se e ka përvetësuar edhe një fshat tjetër në rajonin e Kurskut. Rusia njoftoi dje se ka marrë kontrollin e plotë mbi Sujan, një qytet në rajonin e Kurskut, që u pushtua nga trupat ukrainase menjëherë pas ofensivës në gusht të vitit të kaluar. (Fitore Demolli, TVM2)