Ligji për përdorimin e gjuhëve, të enjten seanca përgatitore

14.03.2025 14:20

Gjykatës nga Komisioni i Venecias, gjykatës vendor...

Gjykatës nga Komisioni i Venecias, gjykatës vendor, profesorë dhe ekspertë, më 20 mars në seancën përgaditore në Gjykatën Kushtetuese do të japin mendimin e tyre lidhur me 6 pikat kontestuese të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski njoftoi se të gjitha mendimet juridike do të sublimohen në raportin për lëndën.

Ai pret që gjatë muajit maj apo qershor të ketë vendim përfundmitarë, se nëse do të inicohet procedurë për kushtetueshmërinë e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve.

Në mesin e ekspertëve janë edhe Jeton Shasivari, Mersim Maksuti, Mersel Billalli, Abdul Mexhit Nuredin, Azam Karabajram si dhe gjykatësi Burim Sejdini.

Kostadinovski: Kompromis me sundimin e ligjit nuk ka

Kostadinovski edhe një herë theksoi se kultura politike në vend është në nivel primitiv ku po keqpërdoren tema ne ndjeshme që kanë për qëllim manipulimin e qytetarëve.

Ai ishte decid se nuk do të ketë kompromis me sundimin e ligjit dhe se vendimi do të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

BDI: Nëse preket ligji i gjuhëve, cenohet MO

Ndërkohë nga BDI kritikojnë Gjykatën Kushtetuese, se po goditet pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit dhe po cenohet “vendi i merituar i gjuhës shqipe në shtetin tonë multietnik”.

Nga BDI Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve e cilësojnë si akt historik që vulosi barazinë dhe stabilitetin institucional të vendit.

"Por, katër vjet më vonë, shpirtrat anti-Ohër janë zgjuar sërish për të goditur aty ku zinxhiri është më i brishtë, aty ku mund të shkaktojnë më shumë përçarje – në çështjen e gjuhës, simbolin më të madh të barazisë dhe harmonisë ndëretnike.  Përpjekjet për të vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e këtij ligji nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm ndaj vetë themeleve të bashkëjetesës dhe orientimit euro-atlantik të vendit.”

Për kryearin e Kushtetueses qëndrimet  e BDI-së janë brutale të pavërteta dhe manipulim i rrezikshëm. Askush nuk edi se si do të vendosë gjykata.

"Nga e dinë se cili do të jetë vendimi i gjykatës? Kush mund ta parashikojë? Ata tashmë e dinë se cili është vendimi. Po nëse gjykata thotë se nuk ka problem, a do të kërkojnë falje për këto gënjeshtra të rënda. Unë nuk mund të kuptoj. A është normale që një shoqëri e tërë të mbahet peng për ambiciet politike të dikujt, kushdo qoftë?”

Sa i përket pjesëmarrjes së gjykatësve shqiptarë ne seancën përgatitore, Kostadinovski tha se nuk është i njoftuar se ata nuk do të marrin pjesë.

Ndonëse për ditën kur do të mbahet seanca përgaditore nuk janë paralajmëruar protesta, Kostadinovski tha se e kanë njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe se ato do të vlerësojnë nëse duhet të ketë siguri më të madhe. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)