“Pucko Petrol” sërish përplas partitë, VMRO-DPMNE: Fitimin i’a sollli LSD-ja dhe BDI-ja
Vazhdojnë përplasjet politike...

Vazhdojnë përplasjet politike lidhur me furnizimet e dyshimta të mazutit për termoelektranën në Negotinë. VMRO-DPMNE-ja thotë ser fitimi më i madh i kësaj kompanie është shënuar gjatë qeverisjes LSDM dhe BDI.
Sërish kritikojnë vendimin e organeve gjyqësore ndaj Asmir Jahoskit për ta lënë atë në shtëpi. Partia në pushtet ndan informacione me publikun lidhur me fitimin e kompanisë “Pucko Petrol” në qeverisjen paraprake.
“Sipas informacioneve me qasje publike, në vitin 2021 ‘Pucko Petrol’ ka pasur të ardhura totale prej 48 milionë e 133 mijë eurosh, që është 40 për qind më shumë se në vitin 2020. Ky proces fillon në vitin 2018 ose pas më pak se një viti të qeverisjes së përbashkët të LSD-së dhe BDI-së. Kështu, në vetëm një muaj, më saktë në dhjetor të vitit 2018, ‘Pucko Petrol’ fiton tenderë në vlerë prej rreth 3.2 milionë euro, prej të cilave 2.8 milionë euro janë për transportin hekurudhor të Maqedonisë, kompani që konsiderohet me shumë borxhe dhe mezi po e merr veten.” – tha Bojan Stojanovski nga VMRO – DPMNE.
LSDM: VMRO-ja ndau për “Pucko Petrolin” 170 tenderë
Kundërpërgjigjen nga LSDM -ja. Prej atje thonë se VMRO-DPMNE-ja kompanisë “Pucko Petrol”, i ka ndarë 170 tenderë.
“DPMNE-ja duhet ta pyes Vesna Janevskën se sa është rritur fitimi i ‘Pucko Petrolit’ me tenderët e Ministrisë. E kanë lënë Stojanovskin të dalë në konferenca për shtyp dhe të flasë për fitimet e ‘Pucko Petrolit’, ndërsa institucionet dhe komunat e menaxhuara nga DPMNE kanë lidhur mbi 170 kontrata për tenderë me të njëjtën kompani. Ja vetëm një nga ato 170 kontratat e DPMNE-së me Pucko Petrol: ‘Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e nënshkruar nga Vesna Janevska nga DPMNE, më 31.12.2024 marrëveshje me Pucko Petrolin me vlerë prej 2.500.000 denarë ose 40.000 mijë euro’” -thuhet në reagimin e LSDM-së, duke shtuar se kjo kompani falë VMRO-së është pasuruar, duke varfëruar qytetarët e vendit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
