Protesta studentore e 15 marsit në Beograd, Vuçiç dhe Bërnabiq: Ekziston rrezik për dhunë

14.03.2025 14:56

Të shtunën më 15 mars, Beogradi...

Të shtunën më 15 mars, Beogradi do të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentët e përkrahur edhe nga nxënësit e shkollave të mesme, bujqit dhe qytetarë tjerë të shumt.

Ngjarja pason protestat dhe bllokadat e vazhdueshme të tyre, që prej tragjedisë së 1 nëntorit të vitit të kaluar në Novi Sad, për çka kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike.

Ndërkohë përkrahësit e presidentit Vuçiç, i ashtu quajturi grupi i studentëve që duan të mësojnë, janë mbledhur në Parkun “Pionieri” në Beograd, me kërkesën për ndalimin e bllokadave të fakulteteve.

Ata kanë bërë të ditur se do të qëndrojë aty edhe më 15 mars, kur është planifikuar protesta e studentëve dhe qytetarëve. Ata janë mbledhur në Parkun “Pionieri”, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 13 mars.

Poashtu një numër i madh traktorësh janë parkuar rreth parkut “Pionieri” në qendër të Beograd ku ndodhet kuvendi dhe presidneca.

Në parkun e “Pionierit” ndodhet edhe një grup i qytetarëve serbë nga Kosova, të cilët kanë thënë se kanë shkuar atje për ta mbrojtur presidentin Vuçiç.

Por studentët që kanë bllokuar fakultetet në të gjithë Serbinë për më shumë se tre muaj, i kanë kërkuar Ministrisë së Punëve të Brendshme që deri më 14 mars të largojë “kampin me tenda” nga Parku i Pionierit dhe të parandalojë rigrupimin e tij deri më 16 mars. Në të kundërtën në rast të ndonjë incidenti, përgjegjës do të jetë ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, kanë thënë ata. Studentët thonë se mitingu i së shtunës do të jetë paqësor. Për protesta paqësore ka folur edhe rektori i universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiç.

“Si përfaqësues të universitetit në Beograd ndjejmë përgjejgësi ndaj studentëve, anëtarëve të shoqërisë akademike, ndaj qytetit, bashkë qytetarëve, kolegëve tanë dhe mysafirëve nga e gjithë Serbia. Prandaj kërkojmë nga organet kompetente të pushtetit, shtëpitë mediatike dhe të gjithë aktorët politik, që të pengojnë çfarëdo konfrotimi të mundëshëm.” – tha Rektori i Unoversitetit të Beogradit, Vladan Gjokiç.  

Por kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka kritikuar deklaratën e rektorit të Universitetit të Beogradit, duke theksuar se ai ka dëshmuar që nuk e respekton kushtetutën dhe ligjet e shtetit.  

“Rektori Gjokiç ka folur dhe përsëri ka dalur në mbrotjtje vetëm të studentëve protestues, asnjë fjalë të vetme, as rektori Gjokiç, e as 31 dekanët e Universitetit të Beogradit nuk i përmendën studentët që dëshirojnë të mësojnë.” – deklaroi Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq. 

Poashtu ajo ka folur edhe për video të cilat dëshmnojnë se opozita, organizatat joqeveritare dhe plenumet studentore kanë planifikuar grushtështet dhe dhunë. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar mundësinë për protesta të dhunshme, dhe për pasojë siç ka thënë ai do të ketë edhe arrestime. (Gyltene Sinani, TVM2)