Maqedoni

Shëndetësi, kërkohet zgjerimi i shërbimeve të farmacisë

14.03.2025 15:14

65% e pacientëve me diabet që marrin terapi nuk e kanë të rregulluar sheqerin në gjak...

65% e pacientëve me diabet që marrin terapi nuk e kanë të rregulluar sheqerin në gjak, tregojnë të dhënat e farmacistëve, pasi kishin realizuar matje të sheqerit në gjak tek qytetarët në barnatore në një ditë të caktuar.
 
Kjo imponon nevojën e zgjerimit të listës së shërbimeve shëndetësore që mund të merren në farmaci, sepse terapia jo gjithmonë jep rezultate. Presioni ndaj mjekëve amë do të zvogëlohej nëse farmacistëve do t'u jepej një rubrikë në sistemin "Termi im" ku të shkruanin nëse ka nevojë për ndryshimin e mjekimit dhe pse.
 
“Kur do të kemi këtë shkëmbim të informacioneve, dhe do të mundësoheshte një komunikim I mirfilltë mes punëtorëve të shëndetësisë dhe të farmacisë, do të ishte shumë më funksionale, do të kemi regulacion më të mirë të të gjithë pacientëve më sëmundje kronike, jo vetëm të diabetit, por për të gjithë sëmundjet kronike, dhe ky regullim do të nënkuptonte më pak komplikime. Por për fat të keq komunikimi deri më tani ka kaluar vetëm përmes pacientëve”, u shpreh kryetarja e shoqatës së farmacistëve privat të Maqedonisë, Gjoana Andonoska.
 
Në Kroaci, ashtu si në vendet e Evropës Perëndimore, farmacitë në vet barnatoret, përveç matjes së tensionit dhe sheqerit në gjak, ofrojnë një sërë shërbimesh shëndetësore që reduktojnë mbingarkesën në laboratorë dhe ambulanca.
 
“Ne mund të bëjmë një analizë gjaku të premten pasdite nëse fëmija ynë ka temperaturë, në mënyrë që të shohim nëse duhet të shkojmë te mjeku kujdestar ose nëse mund ta trajtojmë në shtëpi me paracetamol. Kemi teste për mëlçinë, për rotavirusin, stafilokokun në fyt, është një praktikë e zakonshme në sistemet moderne të kujdesit shëndetësor. Të dhënat tona më parë treguan të njëjtën gjë si tuajat: 50 për qind e diabetikëve në terapi kishin sheqer të parregulluar”, theksoi prof. dr.  Arijana Meshtroviç nga Kroacia.
 
"Këto shërbime nuk mund të paguhen dhe nuk do të paguhen nga ana e Fondit, por ka disa çmime minimale, e të cilat janë inkorporuar me ndryshimin e ligjit për shëndetin publik, dhe me këtë do tju mundësohet Odës së farmacistëve së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin, që ti përcaktojnë çmimet e shërbimeve, e të cilat do të jenë shumë simbolike”, u shpreh kryetarja e odës farmaceutike të republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Stavrova.
   
Farmacistët mund të shkruajnë te "Takimi im" vetëm nëse ka mungesë të një medikamenti, në mënyrë që pacienti të mos duhet të kthehet disa herë tek ofruesi i kujdesit parësor dhe në farmaci.
 
FITIM KRYEZIU