Maqedoni
Këshilli Gjyqësor, Mickoski: Anëtarët të ikin, rrezikohen nga protestat
14.03.2025 15:32
Mos largimi i pesë anëtarëve nga Këshilli Gjyqësorë, mund të shkaktoj protesta qytetare...

Mos largimi i pesë anëtarëve nga Këshilli Gjyqësorë, mund të shkaktoj protesta qytetare, alarmon kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij anëtarët e këshillit gjyqësorë mos të bëjnë truke dhe inate por të tërhiqen pas mosbesimit në kuvend.
Shqetësimi i qytetarëve është I madh, ata janë të etur për drejtësi thotë Mickoski, andaj kundërpërgjigja e tyre mund të përshkallëzonte në një protestë masive. Mickoski pohon se do të mbështesë protetën eventuale.
“Qytetarët do të duhet ti paguajnë nga buxheti pagat e larta të këshilltarëve edhe për një kohë, përderisa ata nuk ikin nga detyrat e tyre. Andaj ata janë të shqetësuar. Unë e ndjejë këtë ndjesi negative të qytetarëve. Po shoh se puna po vlon dhe shoh se mund edhe të vetë organizohen. Ato mund të jenë protesta massive. Këtu veçmë edhe unë jam I shqetësuar, pasi është logjike që të kujdesemi për sigurinë e shtetit”. u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri mohon akuzat se po ndërhyn në punën e gjyqësorit dhe pretendon se një pjesë e prokurorëve dhe gjykatësve janë mburoja e fundit e LSDM-së dhe BDI-së në drejtësi. Pretendimet e opozitës ishin se pushteti po ndërhyn në gjyqësorë duke larguar anëatrët aktual për të vënë të vetët.
Dy ditë më parë shumica parlamentare në mungesë të opozitës votoi mosbesim për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, me arsyetimin se nuk kanë kryer profesionalisht detyrën dhe nuk kanë ndëshkuar gjykatës për zvarritjen e proceeve të mëdha gjyqësore.
MERAL ISMAILI
