Maqedoni
LSM, Vazhdon beteja për rritjen e pagës minimale
14.03.2025 16:08
Deri në fund të këtij muaji Këshilli Ekonomik- Social...

Deri në fund të këtij muaji Këshilli Ekonomik- Social duhet të vendos për rritjen e pagës minimale. Sipas zgjidhjes aktuale ligjore, rritja do të ishte vetëm prej rreth 1.800 denarë, ndërsa LSM kërkon rritje prej së paku 6.000 denarë duke marr parasysh rritjen e shpenzimeve të jetesës.
Përveç kësaj kontributet për diferencën deri në 30 mijë denarë për pagën minimale të subvencionet nga qeveria për një vit me rradh kërkojnë sindikalistët. Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov vlerëson se çdo rritje më pak se kjo, do të ishte e pamjftueshme për punëtorët.
“Paga minimale sipas informacioneve që kemi marr në mbledhjen e sotme, për fatë të keq është shume e ulët, 365 euro, ndërsa me harmonizimin eventual ligjor paga minimale do të ishte rritur në 395 euro që do të rezultonte përseri të kemi pagën më të ulët minimale në gjithë rajonin. Ne po frikësohemi se kjo gjë nëse do të ndodh, do të shkaktojë emigrim të përshpejtuar të punëtorëve jashtë vendit. Sindikatat janë solideare atëherë kur është më së e nevojshme”, u shpreh kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov.
Në këtë “betejë” nuk është vetëm LSM-ja. Ajo mbështetet edhe na Konfederata Evropaine e Sindikatave. Përfaqësuesit e saj në takimin e sotëm thanë se mbështet kërkesën e LSM-së për rritjen e pagës minimale dhe thanë se do të informojnë KE se qeveria po i bënë presion lëvizjes sindikaliste për të mos i rritur pagët në vend.
“Konfederata e Sindikatave Evropiane është duke i monitoruar nga afër presionet ndaj të cilave është e ekspozuar Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë dhe ka paralajmëruar Qeverinë e Maqedonisë se është në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, i cili në raportin e ardhshëm për progresin e Maqedonisë drejt BE-së do të shpjegojë në detaje "mënyrën se si po zhvillohet dialogu social", theksoi sekretarja e KES-së, Tea Jarc.
Kryeministri Hristijan Mickovski hedh poshtë këto pretendime dhe i fton përfaqësuesit e Konfedratës Evropiane të mos konkludojnëpa i dëgjuar të gjitha argumentet rreth kësaj çështjeje.
“Mendojë se konkluzionet rreth kësaj çështjeje duhet të bazohet në argumente të dhëna nga të dyja anët dhe më pas të konkludohet. Ne jemi nëdispozicion, të gatshëm dhe i ftojmë që të vijnë ose ne tu shkojmë dhe ti prezantojmë argumentet tona”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
Kohë më parë nga Qeveria kanë pohuar se janë dakord me zgjidhje për të cilën do të akordoheshin punëtorët, pundhënësitë dhe sindikikaistët, por theksojnë se buxheti i shtetit tani për tani nuk parasheh mjete për pagë minimale prej 30 mijë denarë.
REXHEP QAMILI
