Maqedoni
Ibrahimi: BDI nuk mund t’i manipulojë zgjedhjet
14.03.2025 17:02
I pari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se, Ali Ahmeti deklaroi se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale pasi për herë të parë nuk mund t’i manipulojnë ato, nuk mund të blejë vota e as t’i kërcënojë qytetarët.
Ibrahimi tha se, në garën zgjedhore, një BDI pa njolla të së kaluarës, është e mirëpritur që siç tha, nuk ka demokraci të vërtetë pa garë të ndershme dhe nuk ka garë të ndershme me Ali Ahmetin në krye të BDI-së.

“Deklaratat e kreut të BDI-së se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje lokale kanë të bëjnë vetëm me faktin se ai e di që për herë të parë nuk do të mund t’i manipulojë zgjedhjet. Nuk mund të blejë më vota dhe nuk mund t’i kërcënojë më qytetarët. Ndërsa pa këto mjete ai nuk dëshiron të hyjë fare në garë zgjedhore, sepse e di që ashtu e pret humbja. Në fakt, një BDI e re, pa njollat e së kaluarës, është e mirëpritur në këtë garë zgjedhore. Sa më shpejt të ndodhë ky reformim, aq më mirë për demokracinë dhe për shqiptarët, por edhe për vetë BDI-në. Nuk ka demokraci të vërtetë pa garë të ndershme dhe nuk ka garë të ndershme me Ali Ahmetin në krye të BDI-së”, u shpreh kryetari i i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.