AUV: 165 inspektime, parregullësi te 41 operatorë
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari...

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informoi se gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave janë realizuar 154 inspektime të jashtëzakonshme në depo dhe frigoriferë ushqimorë, ku janë konstatuar paregullësi te 41 operatorë.
Për këtë, janë lëshuar vendime për urdhra, janë shqiptuar 15 gjoba me të holla dhe janë asgjësuar dhjetëra kilogramë ushqime të pasigurta.
Te shtatë nga operatorët e kontrolluar janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike, ndërsa te dy operatorë, produktet nuk janë të etiketuara në gjuhën maqedonase.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informoi se te tetë operatorë ushqimorë është konstatuar se punonjësit nuk kishin libra sanitare, përkatësisht janë kapur pa kontroll të detyrueshëm shëndetësor.
Në një nga operatorët ku është kryer kontrolli, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka konstatuar se po kryente ripaketim të paligjshëm të produkteve me origjinë shtazore.
Shërbimet inspektuese të AUV-së javën e kaluar në Shkup gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm mbyllën një punëtori ilegale për prodhimin e produkteve të mishit.
