Kumanovë, thirrje të shumta në Ndihmën e Shpejtë

15.03.2025 13:38

Ndryshimet e motit që kanë kapluar edhe rajonin e Kumanovës...

Ndryshimet e motit që kanë kapluar edhe rajonin e Kumanovës, kanë ndikuar në shtimin e thirrjeve për ndihmë mjekësore në repartin e Ndihmës së shpejtë. Nga ky repart, theksojnë se edhe virozat dhe gripi sezonal ka ndikuar që personeli ynë të mos mbetet pa punë në këto ditë me temperatura të ndryshueshme që po ndikojnë tek të sëmurët dhe qytetarët.

“Meqë jemi ende në periudhë të gripit sezonal kërkesat për ndihmë nga ana e këtyre personave është në rritje, zakonisht simptomat me gripin sezonal paraqiten me kollitje, temperature të lartë, dhimbje të fytit, plogështi dhe humbje të oreksit”, - u shpreh Dr. Agon Imeri, nga Ndihma e Shpejtë në  Kumanovë.

Doktor, Agon Imeri, nga ky repart na njoftoi se në ambulantën e natës kemi numër të konsiderueshëm të vizitave, por gjatë vikendeve ky numër arrinë të trefishohet. 

“Ne si ndihhmë mjekësore këtu në ambulantën e natës gjatë ditëve të punës kryejmë diku rreth 50 kontrolle mjekësore kurse gjatë vikendeve ky numër është i shtuar deri në 150, sa i përket ndihmës së shpejtë e cila zakonisht kryen punën në teren edhe këtu kemi një rrithe të numrit nga sëmundjet por edhe format tjera si aksidentet e virozat por edhe personat me sëmundje kronike si ata me sëmundje respiratore, kardiopulmunare por edhe personan onkologjik”, theksoi, Dr. Agon Imeri, nga Ndihma e Shpejtë në  Kumanovë.

Nga Ndihma e Shpejtë në Kumanovë përmes TVM 2, u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar sidomos gjatë vikendeve, kur edhe thirrjet për ndihmë po shtohen edhe më shumë. Ata gjithashtu u apelojnë qytetarëve që për çfardo llojë shqetësimi shëndetësor të thirrin ndihmën e shpejtë dhe të përdorin terapitë adekuate për të zbutur shqetësimet shëndetësore. (Fatlum Aqifi, TVM2)