Votëbesimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë, Selmani: Reformat, vetëm me përgjegjësi individuale
Votësbesimi i pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë...

Votësbesimi i pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë vë në mëdyshje pikënisjen e reformimit të sistemit gjyqësorë. Profesori universitar, Bashkim Selmani, konsideron se gjyqësori në vend ka nevojë për ndërhyrje, por jo ndërhyrje qeveritare e cila duke kërkuar përgjegjësi kolektive amneston atë individualen, prej ku edhe duhet të nisin reformat dhe të shumohet suksesi nëpër gjykata.
“Fatkeqësisht, në këtë rast qeveria del si amnestus e përgjegjësisë individuale, për arsye se shkelësit dhe drejtësia shpërndarëse në këtë rast bazohet në bazë të rezultateve dhe sukseseve të meritokracisë. Në këtë rast, nga momenti që nuk kemi përgjegjësi individuale do të thotë se nuk mund të zgjedhim edhe individët, në këtë rast prokurorët dhe gjyqëtarët të cilët kanë qenë të suksesshëm të avancohen në bazë të sistemit gjyqësorë, për arsye se qeveria kërkon përgjegjësi kolektive.” – tha Profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selmani kritikon edhe mos funksionimin e drejtësisë shkëmbyese e cila shtrëngon funksionimin e ligjit. Madje edhe drejtësia reciproke, e cila sipas tij, ka për bazë tiparin ndëshkues, gjithashtu krijon pabarazi duke favorizuar gjykatës të caktuar.
Prej tyre nuk kërkohet përgjegjësi, edhe pse lëndë tejet të rëndësishme janë zvarritur nëpër labirintet gjyqësore dhe nuk kanë marrë epilog konkret.
Dritën nga tuneli gjyqësorë, Selmani e shikon në krijimin e një institucioni ndërkombëtarë të drejtësisë për kërkim llogarie.
“Maqedonia e Veriut duhet të kërkojë ndihmë ndërkombëtare, me të cilën do të vendoste në funksion shkëputjen e psikologjisë të gjyqëtarëve, të prokurorëve, sepse gjithë personat me imunitet nuk mund dhe nuk kanë qenë të kapshëm për sistemin gjyqësorë. E vetmja shkëputje që nga ky mentalitet I vjetër që nuk mund të gjykohen personat me funksione të larta, ka bërë që të gëlltisë edhe vetë prokurorinë speciale. Prandaj e vetmja zgjidhje do të ishte të krijohet një byro federale në sistemin gjyqësorë, me të cilën do të kishte në të pjesëmarës edhe nga jashtë.” – u shpreh Selmani.
Me tundimet në Këshillin Gjyqësorë, pushteti ka kërkuar në vazhdimësi edhe largimin e pesë anëtarëve nga këshilli. Trysnia publike është shtuar edhe nga kryeministri Mickoski i cili është shprehur se mos largimi i tyre mund të shkaktojë revolt qytetare e cila mund të kanalizohet në protesta, të cilat do të merrnin përkrahjen e tij. (Meral Ismaili, TVM2)
