Lagja Drenovec, banorët kanë mungesë të ujit, duan zgjidhje

15.03.2025 16:32

Lagjja e Drenovecit në Tetovë...

Lagjja e Drenovecit në Tetovë me vite po përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Banorët deryrohen të blejnë ujë ose të mbushin në çeshmat e qytetit ku ka ujë. Ata kërkojnë nga komuna e Tetovës, që këtë problem ta zgjedh sa më shpejtë.

Sipas tyre herë pas here vjen uji, por shumicën e kohës e kalojnë pa ujë.

“Hiç nuk kemi ujë. Ndonjëherë vjen, por ato më lartë nuk kanë aspak. Ne i mbushim buret, prej bureve marrim. Probelm është shumica dalin i mbushin me shishe posht ujë për iftar, pasi nuk kanë në shtëpi mbushin jashtë” theksoi një banorë i Drenovecit.

“Ndonjëherë po, ndonjëherë jo. Shumë herë në kohën e akshamit e ndalin. Është, nuk është Ramazan, në kohë të akshamit e ndalin, dy tre orë nuk vjen pastaj vjen. Askush nuk mërrzitet a kemi ujë apo jo, asnjë njeri nuk ka ardhë të pyes, me ujin nuk jemi mirë” – tha një tjetër banorë i lagjes së Drenovecit.

Drejtori i NPK- Sharrit, Valon Zeqiri, thotë se  për këto lagje deri diku është zgjedh problemi. Ai pranon se disa shtëpi në këtë lagje kanë problem me ujin.

“Sa i përket lagjeve, siç është Drenoveci, Fronçiski, me ato lagje deri diku mendojmë se e kemi zgjedh problemin që kemi pasur. Kemi bërë një intervenim tek një gyp, tek lumi Shkumbin, ku ishte problemi dhe i linte ato lagje pa ujë. Pjesa lartë e Drenovecit, janë aty dy lagje që kanë problem të vazhdueshëm me ujin” - u shpreh drejtori i NPK- Sharri,  Valon Zeqiri.

Ndërsa për problemin me ujin në Tetovë, kreu i kësaj komune, Bilall Kasami, thotë se problemi është me rrjetin e vjetërsuar  në gjithë qytetin.

“Bëhet fjalë për një rrijet tejet të amortizuar, i cili kërkon intervenime. Ne kemi një plan dhe në vazhdimësi intervenojmë për përmirësimin e të njëjtit dhe nuk mundet për një kohë të shkurtër të bëhet ajo që nuk është bërë 30 vite e më shumë” – theksoi Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Përndryshe, përveç banorëve të lagjes së Drenovecit, ujë të pijshëm nuk kanë edhe banorët e lagjjes së UÇK-së, dhe ajo 146 nuk. Por për këta dy lagjet e fundit, komuna e Tetovës ka premtuar se shumë shpejt do fillojnë punimet për të sjellë rrjetin e ri nga rezervuari në fshatin Lisec, deri tek rezervuari mbi këto lagje dhe shumë shpejtë këta banor do kenë ujë të pijshëm. (Visar Sadiku, TVM2)