Protesta ndaj Këshillit Gjyqësor?!, Filipçe: Oksimoron, shpie drejt partizimit
Opozita e acaruar nga deklarimet e kryeministrit, Hristijan Mickoski...

Opozita e acaruar nga deklarimet e kryeministrit, Hristijan Mickoski, për protesta qytetare nëse pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk largohen nga këshilli. Kryesocialdemokrati, Venko Filipçe, thotë se kryeministri me këtë trysni ndaj Këshillit Gjyqësor njeh vetëm gjyqësor sipas përmasave të tij, që nuk është i pavaruar.
Ai apeloi qeverinë të ndalojë trysninë dhe të zbatojë reforma të vërteta sipas parimeve europiane.
“Në një fare forme, ajo deklaratë është oksimoron, gjegjësisht me protesta partiake do të luftojnë kundër gjyqësorit së partizuar. Nuk ka dëshmi më e madhe se kjo se qëllimi përfundimtarë është vetë partizimi. Në vend se të zbatohen reforma të vërteta, të cilat tani për herë të parë, pas shum vitesh janë në tavolinë, por do të protestohet. Kjo është politikë pa presedan dhe nëse vazhdojnë dhe ndodhin trysni të tilla ndaj mbarë gjyqësorit, besimi nga 2% do të ulet në 0.” – tha Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Mickoski distanocohet nga veprimi i Gjyqësorit
Nga partia e kryeministrit Mickoski deklartën e Filipçes e kanë quajtur alogjike, vetëm për tu paraqitur në media dhe për të mbrojtur gjyqësorin e partizuar. Kryeministri, Hristijan Mickoski në një deklarim të tijin, madje është distancuar nga vendimet që merr gjyqësori, duke iu referuar edhe rastit të fundit me mazutin helmues të “Pucko Petroll”, pasi dje gjykata penale ndryshoi vendimin ndaj Asmir Jahovskit, duke e çauar atë nga paraburgimi shtëpiak në paraburgim.
“Unë nuk e di, ju duhet të merrni komentin nga gjykatësit. Ky është qëndrimi im. Unë nuk mund të komentoj në emër të gjykatësve. Kam thënë se nuk i komentoj vendimet gjyqësore. Kështu edhe do të vazhdoj.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Mexhiti: Zero tolerancë për korrupsionin
Ndërkaq, Zv.Kryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti, u shpreh se Qeveria ka zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
“Qytetarët e dijnë, është fakt se ende gjyqësia dhe prokuroria nuk janë të çliruara, janë të kapura dhe mundohen deri në fund që mos të zbatohen ligjet dhe vendimet. Mirpo, porosia është e qartë, askush nuk është mbi ligjin, korrupsioni luftohet dhe toleranca është zero.” – deklaroi Zv.Kryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti.
Tanimë një kohë gjyqësori është në shënjestër të pushtetit. Trazirat u shtrinë në Këshillin Gjyqësor me votëbesimin e mbështetur nga mazhoranca për pesë anëtarët e këshillit, por në ndërkohë gjykatat janë aktivizuar edhe me zbradhjen e aferave korruptive, sikurse e fundit me furnizimet me mazutin helmues në TEC Negotinë, duke bënë në rrezik jetën e qytetarëve. (Meral Ismaili, TVM2)
