Rritja e pagës minimale, politika me komente ndaj kërkesave të LSM-së
Qasja e kryetarit të Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov...

Qasja e kryetarit të Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, për rritjen e pagave, ka hasur në kritika të kryeministrit, Hristijan Mickoski. Sipas tij, Trendafillov vazhdimisht kritikon qeverinë duke keqpërdorur sindikatin, ne kundërshtim me vullnetin e sindikalistëve.
“Nga dita e parë ishim të sulmuar nga personi në fjalë, nga personi që ju përmendët dhe i cili po keqpërdor institucionin. E di që të gjithë nuk janë të mendimit të njëjtë, e di sigurisht. Për fat të keq, në vend që të jetë luftëtarë i vërtetë për të drejtat e të punësuarve, ai nisi të çërrojë llogari me mua dhe qeverinë.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka theksuar se qeveria qëllimisht politizon kërkesat e sindikatës, për të tërhequr vëmendjen nga fakti se nuk kanë kapacitet për të rritur pagat e punëtorëve.
“Nuk është e lejuar që ti vehet shenjë partiake një aktiviteti të tillë, është jo demokratike, pasi sindikati si përfaqësues i kërkesave reale të punëtorëve, këtë thjesht e ka punë.” – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Betejën për pagë më të madhe minimale të LSM-së e ka mbështetur Konfederata Europiane e Sindikatave, e cila është prononcuar se trysninë politike ndaj LSM-së do ta paraqesë në Komisionin Europian. (Meral Ismaili, TVM2)
