Arbër Hajdarit i jepet pllakata, “Qytetar nderi i qytetit të Dibrës”
Me propozim të kryeatarit të komunës, Hekuran Duka...

Me propozim të kryeatarit të komunës, Hekuran Duka, këshilli komunal i Dibrës Arbër Hajdarin e shpalli “Qytetar nderi i Dibrës”.
Ceremonia e ndarjes së titullit u organizua dje në sallën e këshillit komunal.
Arbër Hajdari, është i lindur në vitin 1994 në Tiranë, është një figurë e njohur për angazhimin e tij në ndihmën humanitare dhe aktivizmin social.
Ai është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, një organizatë që ka transformuar jetët e mijëra familjeve shqiptare që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
“Që prej dhjetorit të vitit 2015, ka mbledhur mbi 45 milionë dollarë në ndihma materiale dhe financiare për ata që kanë më shumë nevojë. Ai ka krijuar një rrjet prej mbi 13,000 vullnetarësh në të gjithë Shqipërinë dhe ka ndërtuar rreth 504 shtëpi, tre shkolla dhe një qendër solidariteti për familjet në nevojë” - tha në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
Arbër Ajdari pas pranimit të mirënjohjes tha se për mua nuk është vetëm privilegj por edhe angazhim.
Puna dhe përkushtimi i tij janë vlerësuar me shumë çmime dhe tituj nderi, përfshirë:
• Dekorata “Nënë Tereza” – Vlerësimi më i lartë në Shqipëri, dhënë nga Presidenti i Republikës (2018).
• Qytetar Nderi i Tiranës, qytetar nderi i Elbasanit, qytetar nderi i Tropojës dhe çmime të tjera për Shërbime Humanitare. (Atli Dema, TVM2)
