Arrestohet pronari i diskotekës “Puls”, licencën e ka patur deri më 24 mars
16.03.2025 11:14
Diskoteka private “Puls”...

Diskoteka private “Puls”, ku ndodhi tragjedia e rëndë natën e kaluar në Koçan, e ku kishte performuar grupi “DNK”, ka punuar vite ma radhë, edhe atë me pronësi të ndryshme.
Janë ndërruar pronarët, por ai i cili është arrestuar këtë mëngjes, në vazhdimësi ka qenë pjesë e strukturës së pronësisë.
Licencën thuhet ta ketë pasur deri më 24 mars.
Zjarri i shkaktuar brenda diskotekës thuhet të jetë shkaktuar nga mjetet piroteknike, ndërsa si pasojë jetën deri më tani kanë humbur 51 persona, ndërsa më shumë se 100 janë të lënduar.
