Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vizitoi të lënduarit
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova...

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, ka vizituar të lënduarit në tragjedinë e Koçanit të cilët janë transferuar nëpër spitalet e Shkupit.
Teksa shprehu ngushëllime për viktimat, ajo beson se të gjithë të lënduarit do ta tejkalojnë situatën.
Siljanovska-Davkova gjithashtu tha se nuk mund të besojë se si ka ndodhur kjo tragjedi, pasi sipas saj është dashur të ndërrmeren masa.
“E frikshme, e di që këta janë njerëz të rinj, të guximshëm, besoj se shumica prej tyre do të shpëtojnë. Mjekët janë këtu dhe ndoshta do të nxjerrin nga kjo mësim. Nuk mund ta kuptoj se si ka mund të ndodhë kjo. Disa pre tyre janë të komunikueshëm. Mendoj se të rinjtë do t'i durojnë të gjitha këto. Janë të rinj, besoj se do ta tejklojnë, duhet t'i inkurajojmë, nuk mund ta besoj se si ndodhi, me siguri keni dëgjuar për piroteknikë, është diçka që duhet planifikuar paraprakisht.” – u shpreh Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
