Maqedoni
Mickoski: Ditë shumë e rëndë për Maqedoninë
16.03.2025 11:36
Për tragjedinë në Koçani ka reaguar kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski....

Mickoski, ka shkruar se kjo është një ditë e rëndë dhe e trishtë për Maqedoninë. Sipas tij, humbja e jetëve të reja është e pazëvendësueshme dhe dhimbja është e pakufishme.
“I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente – shërbimeve shëndetësore, policisë, pushtetit lokal – të ndërmarrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të ofruar mbështetje për familjet e prekura.”, ka shkruar Mickoski.
