Maqedoni

Ageler shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçan

16.03.2025 11:53

Ageler shprehu ngushëllime për tragjedinë e rëndë në Koçan...

Edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler shprehu ngushëllime për tragjedinë e rëndë në Koçan, ndërsa Qeverisë i ofroi ndihmë.
 
“Zemra më është thyer këtë mëngjes për viktimat e shumta në zjarrin e mbrëmshëm në një lokal në Koçan. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për viktimat dhe të dashurit e tyre në këtë kohë të tmerrshme, dhe uroj një shërim të shpejtë për ata që u plagosën. Humbja e kaq shumë jetëve të rinj në një shoqëri është tragjedi e tmerrshme.”, tha Ageler.