Tragjedia në Koçan, Rama: Të gjejnë forcën të përballojnë humbjen
16.03.2025 12:00
Lidhur me tragjedinë që ndodhi në Koçan...

Lidhur me tragjedinë që ndodhi në Koçan, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ky i fundit ka shprehur gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj, teksa shprehet: “Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickoski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.”
