Maqedoni
Tragjedia në Koçan, Kocevski: Ekipi në terren, detajet brenda ditës
16.03.2025 12:08
Ekipi prej pesë prokurorëve po udhëheqin hetimin e tragjedisë së madhe në Koçan....

Ekipi prej pesë prokurorëve po udhëheqin hetimin e tragjedisë së madhe në Koçan. Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan po qëndrojnë në terren. Kryeprokurori Lupço Kocevski, duke shprehur ngushëllime për të rinjtë që humbë jetën, tha se ekipi prej 5 prokurorëve është angazhuar për zbardhjen e rastit. Për momentin sipas Kocevskit nuk mund të jepen detaje për shkaqet që quan në tragjedinë e mbrëmshme.
“Prokuroria Publike që kur u informua, perosnalisht unë, formova ekip prej 5 prokurorëve, 2 prej tyre nga prokuroria Themelore Shkup, një prukuror publik nga Shtipi dhe 2 prokurorë publikë nga Koçani… Një pjesë e prokurorëve janë në terren dhe pjesa tjetër e tyre japin urdhër për veprim. Gjatë ditës do të kryhet hetim dhe do të merren masat, të them për kryerësit eventual, respektivisht mbledhja e fakteve, që të shohim cilat janë lëshimet dhe si ndodhi fatkeqësia. Për momentin nuk mund të them asgjë, sigurisht kjo do të kumunikohet gjatë ditës.”, tha kryeprokurori Lupço Kocevski.
Kocevski i permbajtur edhe për personat e arrestuar nga Ministria e Brendshme.
“Nga ana e MPB-së ka persona të caktuar që japin deklaratë, kështu që gjatë ditës nga ana e Prokurorisë Publike do të jepet urdhër.”, tha Kocevski.
Kocevski nuk ka info zyrtare se sa persona kanë qenë brenda kur diskoteka është përfshi nga zjarri dhe poashtu për sa persona diskoteka ka patur kapacitet. Ai thotë se hetimi nuk ka afat të caktuar dhe do të zgjasë derisa të zbardhet në tërësi.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
