Maqedoni
Tragjedia në Koçan, Kurti: Ngushëllimet e mia më të thella për familjet
16.03.2025 14:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime të thella...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë e Koçanit.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.”, ka shkruar Kurti.
